Parku Kombëtar Bullgar "Rilla" u shpall si i tillë në datën e sotme në vitin 1992. Ai shënon 29 vjetorin e themelimit të tij me një ditë të dyerve të hapura në qendrat e tij të vizitorëve, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva nga Bllagoevgradi.
Rilla është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Bullgari.Ai shtrihet mbi 81 mijë hektarë në pjesët qendrore dhe më të larta të malit Rilla në një lartësi prej 800 deri në 2925 metra. Në territorin e tij ka katër rezervate, më shumë se 120 liqene natyrore, shumica prej tyre me origjinë akullnajore. Atje burojnë tre nga lumenjtë më të mëdhenj në Bullgari - Marica, Iskër dhe Mesta.Pasuria e florës dhe faunës e bën atë globalisht të rëndësishëm për shkencën dhe trashëgiminë natyrore të planetit.Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..