Parku Kombëtar Bullgar "Rilla" u shpall si i tillë në datën e sotme në vitin 1992. Ai shënon 29 vjetorin e themelimit të tij me një ditë të dyerve të hapura në qendrat e tij të vizitorëve, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva nga Bllagoevgradi.
Rilla është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Bullgari.Ai shtrihet mbi 81 mijë hektarë në pjesët qendrore dhe më të larta të malit Rilla në një lartësi prej 800 deri në 2925 metra. Në territorin e tij ka katër rezervate, më shumë se 120 liqene natyrore, shumica prej tyre me origjinë akullnajore. Atje burojnë tre nga lumenjtë më të mëdhenj në Bullgari - Marica, Iskër dhe Mesta.Pasuria e florës dhe faunës e bën atë globalisht të rëndësishëm për shkencën dhe trashëgiminë natyrore të planetit.Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..