Parku Kombëtar Bullgar "Rilla" u shpall si i tillë në datën e sotme në vitin 1992. Ai shënon 29 vjetorin e themelimit të tij me një ditë të dyerve të hapura në qendrat e tij të vizitorëve, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva nga Bllagoevgradi.
Rilla është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Bullgari.Ai shtrihet mbi 81 mijë hektarë në pjesët qendrore dhe më të larta të malit Rilla në një lartësi prej 800 deri në 2925 metra. Në territorin e tij ka katër rezervate, më shumë se 120 liqene natyrore, shumica prej tyre me origjinë akullnajore. Atje burojnë tre nga lumenjtë më të mëdhenj në Bullgari - Marica, Iskër dhe Mesta.Pasuria e florës dhe faunës e bën atë globalisht të rëndësishëm për shkencën dhe trashëgiminë natyrore të planetit.Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..