Parku Kombëtar Bullgar "Rilla" u shpall si i tillë në datën e sotme në vitin 1992. Ai shënon 29 vjetorin e themelimit të tij me një ditë të dyerve të hapura në qendrat e tij të vizitorëve, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva nga Bllagoevgradi.
Rilla është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Bullgari.Ai shtrihet mbi 81 mijë hektarë në pjesët qendrore dhe më të larta të malit Rilla në një lartësi prej 800 deri në 2925 metra. Në territorin e tij ka katër rezervate, më shumë se 120 liqene natyrore, shumica prej tyre me origjinë akullnajore. Atje burojnë tre nga lumenjtë më të mëdhenj në Bullgari - Marica, Iskër dhe Mesta.Pasuria e florës dhe faunës e bën atë globalisht të rëndësishëm për shkencën dhe trashëgiminë natyrore të planetit.Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..