Deri më 18 mars në Shtëpinë-Muze “Mbreti Çlirimtar Aleksandri i II” në qytetin Pleven mund të shikohet një ekspozitë kureshtare e cila i kushtohet 143 vjetorit nga Çlirimi i Bullgarisë. Në të janë prezantuar 14 eksponate nga fondi i Muzeut Rajonal të Historisë Ushtarake, kurse një aksent janë armët origjinale, një pronë e hajdutëve, rebelëve dhe kryengritësve. Pushkët dhe pistoletat prej qeramike janë armatimi kryesor gjatë Kryengritjes së Prillit nga viti 1876. Gjatë periudhës së Rilindjes, pavarësisht nga kufizimet e pushtetit osman, nëpër tokat bullgare pak nga pak formohen qendra të caktuara të punimit të armëve. Një qendër e rëndësishme është qyteti Sliven, prodhimi i të cilit është i vlerësuar në të gjithë Perandorinë Osmane. Punëtori armësh ka pasur akoma në qytetet Sofja, Shumen, Nikopoll, Silistra, Kazanllëk, Samokov dhe në qytete të tjera ku janë punuar një pjesë nga pistoletat për ushtrinë turke nga mjeshtrit armëpunues bullgarë.

Një vend historik është dhe vendi, në të cilin është renditur ekspozita. Në këtë shtëpi të ruajtur në qytetin Pleven më 11 dhjetor 1877 perandori rus Aksandri i II personalisht ia ka kthyer shpatën Osman Pashait të kapur e të plagosur, në shenjë të njohjes së cilësive të tij si gjeneral.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..