Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një grua bullgare u mëson fëmijëve në Francë të kujdesen dhe të duan natyrën

4
Foto: личен архив

Qytet diellor në zemër të Francës, katedrale me kulla me majë dhe shtëpi të vogla për një familje me oborre të renditura, ky është qyteti Clermont Ferrand i cili pushton zemrën e një bullgareje dhe ajo jeton aty dhe jep mësim më shumë se 10 vjet.

Diana Georgieva-Faye është nga Sofja, por si studente në Fakultetin Biologjik të Universitetit të Sofjes vendos të vazhdojë  mësimin e vet në Francë. Aty ajo diplomohet në Universitetin në Dijon në specialitetin Biologji të popullatave dhe të ekosistemeve, kurse pas kësaj specializon ekologji në Paris. Punën e vet të diplomës e përgatit në Muzeun e Shkencave Natyrore në kryeqytet, ku studion sesi shoqëria i percepton dhe i përdor resurset mjedisore. Për bullgaren është e qartë se gjatë përfshirjes së teknologjive të reja si një burim energjie deri në një shkallë të madhe fjalën e kanë politikanët, dhe jo biologët. Kjo e çon deri tek mendimi se është më mirë t’i mbetet besnike shkencës dhe zgjedh profesionin e mësueses.


Në Francë e mban jo vetëm arsimi, por dhe familja, të cilën ajo e krijon akoma duke qenë studente. “Dhe këtu, si në Bullgari, në fshatrat e vogla mungojnë njerëz të përgatitur për mësues. Prandaj fare lehtë më morën në punë, panë tek unë një njeri, i cili do të jetë i dobishëm, i cili integrohet shpejt, e duron tensionin me nxënësit dhe nuk është dhe shumë kërkues”- thotë bullgarja, me një stazh të gjatë si mësuese.

“Pikërisht kjo më pëlqen, t’i detyroj fëmijët e vegjël të vërejnë, të studiojnë botën, të mahniten nga natyra, dhe për më tepër të mendojnë për të dhe ta ruajnë. Këto janë gjëra shumë të thjeshta, por me shumë rëndësi. Profesioni i mësuesit më detyron të kthehem drejt fëmijërisë, drejt rrënjëve të mia dhe asaj që kam mësuar në Bullgari.”

Në ndryshim nga pjesa dërmuese e njerëzve, të cilët preferojnë kollajllëqet e qytetit jashtë shtetit, Diana Faye vendos të zëvendësojë qytetin me fshatin. Me bashkëshortin marrin me qira një pronë tip ferme në 20 kilometra nga qyteti Puy en Velay në Francën Juglindore dhe udhëton që të mund të japë mësim në shkollat e afërta. Për asnjë moment nuk është penduar për sjelljen e saj aventureske, sepse mendon se, në fshat familja ndihet më mirë pa teknologjitë moderne dhe madje pa një lidhje të shpejtë interneti.

“Unë e drejtova të gjithë familjen që të transferohemi në fshat përpara 5 vjetëve, kurse bashkëshorti im la punën e sigurt në qytet. Shtëpia jonë është me një oborr të madh dhe me kafaz pulash, në kopsht rris speca dhe domate bullgare. Njerëzit si ne, të cilët kërkojnë  qetësi, nuk duan që të shikojnë ardhjen e teknikës. Në shumë vende këtu nuk ka internet. Gjatë kohës së izolimit unë nuk kisha lidhje as me nxënësit e mi, sepse shumë fëmijë nuk kanë internet.


Unë i respektoj që të gjitha traditat familjare bullgare - më 1 mars u vendos verore djalit tim dhe të gjithë shokëve tanë - thotë akoma Diana. Për Pashkë mbledh fëmijët dhe bashkë lyejmë vezët. Mundohem që çdo vit të kthehem në Bullgari dhe t’i tregoj djalit tim vende të ndryshme. Qemë nëpër malin Rodopa, bëmë shëtitje buzë lumit Danub. Më duket se atij më tepër i pëlqen liria të cilën ai e ndien në Bullgari. Në Francë çdo gjë është pronë private dhe e rrethuar me barriera, por në Bullgari akoma nuk është kështu.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Ina Sotirova për rrugëtimin e saj drejt Xhamajkës, mangon me erë dhe kinemanë

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve që jetojnë në ishullin e Xhamajkës. Por si dëshmi se është vështirë të gjesh një vend në botë ku të mos ketë të paktën një bashkatdhetar, së fundmi biseduam me regjisoren Ina Sotirova, e cila prej 10..

botuar më 25-10-12 9.10.PD
Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD