“Një popull i cili nuk e njeh historinë e tij është i dënuar ta përsëris atë.” Sigurisht shumë prej nesh i dëgjojnë këto fjalë si një klishe, por kur duhet të zgjedhim se kujt t’i besojmë zhvillimin e vendit tonë në 4 vitet e ardhshme, kthimi ynë në vitet 90 të shekullit të kaluar do të ishte veçanërisht i dobishëm. Në mënyrë që të jemi në gjendje të kuptojmë dhe të pranojmë zgjedhjet të cilat një pjesë e madhe e atyre që kanë të drejtën vote po bënin në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, duhet të kemi parasysh ndryshimin që përjetuan shumë prej votuesve me të drejtë vote në fund të vjeshtës së 1989. Gjurma që ai lë në pikëpamjet dhe shpresat e tyre është e pashlyeshme:
“Shumica thonë se në fillim nuk kishin asnjë përgatitje, por deshën të kishte ndonjë ndryshim pasi 45 vjet ishin një periudhë jo qa të vogël në të cilën jeta e tyre ishte e sosur – tregon Aleksandër Kollarov, autor i blogut “Histori nga tranzicioni”. – Ata që kishin pritje të mëdha u zhgënjyen, madje edhe ata që nuk kishin – gjithashtu u zhgënjyen. Sidoqoftë, ata vazhdojnë të jenë të ndarë nëse ishte më mirë para vitit 1989 apo tani. Konsensusi është i pamundur në këtë drejtim, por unë nuk po përpiqem ndaj një të tillë. Unë dëshiroj të paraqes pikëpamjet, pavarësisht nga baza dhe orientimet politike se çfarë është më mirë për vendin, si dhe çfarë të jetë dhe së cilës hapësirë botërore t’i përkasim.”
Aleksandër Kollarov e cakton veten si “fëmijë e tranzicionit”. Për të gjetur përgjigjen e pyetjes në ç’rrugë ecën vendi ynë ai bisedon si me dhjetëra njerëz të zakonshëm, ashtu edhe me mjekë, juristë, politikanë, aktivistë shoqëror. Dhe ai gjithnjë bën pyetjen e njëjtë: “Pse gjërat nuk po shkojnë siç duhet?”. Përgjigja më e shpeshtë nga politikanët është që ata që qeverisën para tyre bënë të njëjtën gjë. Përgjigja kjo e cila largon shumë njerëz në Bullgari të jenë katalizator të ndryshimeve të cilat ata duan të shohin. Megjithatë ai është i bindur, se “të rinjtë mund të bëjnë zgjedhje të informuara sepse nuk janë budallenj”. Por politikanët gjithashtu kanë rolin e vet në këtë proces:
“Ata duhet të ndalojnë t’i tregojnë se çfarë do të ndodhë, por çfarë konkretisht do të bëjnë për rajonin. Brezi im nuk beson në premtime. Ne jemi një shoqëri konsumatore që dëshiron që gjithçka të ndodhë menjëherë, jo në 10-15 ose 20 vjet. Në se dëshirojnë në ndonjë mënyrë të motivojnë dhe të angazhojnë të rinjtë, duhet të na tregojnë zgjidhje konkrete për 4 vitet e ardhshme.”
Si një plus i madh, Aleksandër evidenton se pas protestave të verës së vitit 2020, një masë mjaft e madhe kritike e njerëzve filloi të interesohej për atë që po ndodh në Bullgari. Sidoqoftë, ai është i bindur se ky interes duhet të vazhdojë deri dhe pas zgjedhjeve, megjithëse me forma të tjera të kontrollit, të cilat nuk përfshijnë domosdoshmërish protesta. Për Aleksandër, bërja e pyetjes “pse ndodhi kjo” është një mënyrë konstruktive dhe e përshtatshme për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse për veprimet ose mosveprimet e saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..