Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër vendet që kanë arritur marrëveshje për Covid - pasaportat

Foto: Freepik

Bullgaria është ndër 13 vendet - anëtare të BE-së, që arritën marrëveshje mbi 7 kritere, të cilat do të jenë të domosdoshme për aplikimin e certifikatave për të vaksinuarit kundër Covid-19, njoftojnë mediat austriake. Kriteret tashmë i janë dërguar Komisionit Evropian.

Plani është që certifikatat të aplikohen jo më vonë nga qershori dhe kjo të sigurojë lirinë e udhëtimit gjatë stinës turistike.

Vendet e tjera që kanë rënë dakord për Covid-pasaportat janë Austria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

150 studentë me origjinë bullgare do të mund të studiojnë në Universitetin e Ruses në Taraklia

Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..

botuar më 25-06-10 4.59.MD
Natalija Kisellova me minoritetin bullgar në Shqipëri

Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova u uroi bullgarëve në Shqipëri që të ruajnë identitetin e tyre

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..

botuar më 25-06-10 10.26.PD

Një organizatë joqeveritare u shpall për ndalimin e reklamave të ushqimeve të pashëndetshme që u drejtohen adoleshentëve

Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...

botuar më 25-06-09 9.47.PD