Terreni, në afërsi me qendrën e qytetit ( një pjesë nga rajoni “Llozenec”) ishte shpëtuar nga synimet investuese për ndërtim pas vitit 2001, kur studimet arkeologjike u rivendosën nga arkeologët Konstantin Shallganov dhe Mario Ivanov nga Muzeu Historik Regjional në kryeqytet.
Kodra e Llozenecit ka qenë e banuar në gjysmën e dytë të shekullit të 4, kurse mbi bazën e sendeve të gjetura, specialistët supozojnë se bëhet fjalë për një rezidencë periferike të një qytetari të rangut të lartë të Serdikës. Në kufijtë e tij gjendet dhe mauzoleu nga periudha e antikitetit të vonë, i njohur pak në Sofje, i cili mbase është i ndërtuar në rrëzat e kodrës, për anëtarët e familjes aristokratike romake. Një mauzole i ngjashëm nga kjo periudhë është zbuluar në qytetin italian Ravena, por është me përmasa më të vogla. Fokusi i objektit antik të Sofjes është ndërtesa e zbuluar, e cila është një nga më të mëdhatë për Perandorinë Romake me një karakter të ngjashëm.
Sendi më i vlefshëm, i zbuluar gjatë studimeve, është një vazo e tipit “Diatreta” nga gjysma e dytë e shekullit të 4, e cila është e eksponuar në Muzeun Historik Regjional në Sofje. Janë zbuluar akoma mbi 160 monedha dhe një majë e artë të një rripi, byzylyk, krehër e sende të tjera, të lidhura me jetën e familjes fisnike.
Në projektin mbi ndërtimin e parkut arkeologjik, përveç veprimtarive konservuese dhe restauruese mbi mbeturinat e mauzoleut dhe sarkofagët, do të formohet dhe një pavijon informacioni për vizitorët.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit...
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të..