Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni "Ulu pranë meje, mik" nga Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:54 - Lajme 12:11 - Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni "Pa ty" nga grupi “Horizont” dhe Mariana Popova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:55 - Lajme 13:00 - Kënga e ditës
Në një ceremoni festive u dorëzuan diplomat e masterclass-it të XI-të për radiogazetari të Radios Kombëtare Bullgare – Akademia e BNR-së. Aktivitetet që ndërthurnin leksione me praktikë në formatet bashkëkohore të gazetarisë radiofonike pasurojnë..