Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni Momçill Kosev i cili na përcjell një vështrim pozitiv mbi të ardhmen. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:47 - Lajme 10:34 - Kënga e..
Për Chrissy Brand, një gazetare e pavarur dhe entuziaste shumëvjeçare e radios nga Mbretëria e Bashkuar, udhëtimi drejt Bullgarisë nuk fillon me një telefonatë në një agjenci turistike apo me një biletë të një kompanie ajrore me kosto të ulët. Fillimi..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 31 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës ju ofrojmë këngën e paharrueshme “Kohë Zbathur” nga seriali i njohur bullgar nga fundi i viteve 70 të shekullit të kaluar..