Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës”, më 30 tetor, do të shënojmë Ditën e Rokut Bullgar me një përmbledhje për koncertin e madh të grupeve legjendare bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme 01.42 –..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Secili prej nesh" nga Grafa dhe Robi Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 14:24 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një projekt nga Miro dhe ALMA i cili titullohet "Atje". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:47 - Lajme 11:23 - Kënga e ditës..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare” do t’ju prezantojmë një perlë..