Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës” do t’ju informojmë për albumin më të ri të dyshes "Molec" dhe do të keni mundësinë të dëgjoni këngën e tyre më të fundit. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.38 –..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni Momçill Kosev i cili na përcjell një vështrim pozitiv mbi të ardhmen. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:47 - Lajme 10:34 - Kënga e..
Për Chrissy Brand, një gazetare e pavarur dhe entuziaste shumëvjeçare e radios nga Mbretëria e Bashkuar, udhëtimi drejt Bullgarisë nuk fillon me një telefonatë në një agjenci turistike apo me një biletë të një kompanie ajrore me kosto të ulët. Fillimi..