Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni "Biljana e bukur” nga Deep Zone Project dhe këngëtaret Lidija dhe Bisera. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:51 - Lajme 11:57 -..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Fuego del amor” nga Sandra Aleksandrova dhe Joef Gipsy Kings Familly. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:33 - Lajme •11:15- Kënga e..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të fundit të këngëtares Mihaella Fileva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.25 – Lajmet 10.19 – Kënga e Ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në këngën e ditës ju ofrojmë një këngë kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare – Vasill Levski. Ju..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 shkurt 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..