Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1681 janë rastet e reja të koronavirusit

Foto: EPA/BGNES

Rastet e reja të Covid-19 në vend janë 1681 nga 13 423 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo do të thotë se 12.52 për qind e mostrave janë pozitive.

Më shumë nga rastet e reja janë në Sofje-qytet - 386. Ndiqen rrethet e qyteteve Plovdivit - 157, Varna - 125 dhe Stara Zagora me 96.

Rastet e regjistruara të pacientëve aktivë janë 57 473. Nga 8309 pacientë të shtruar në spital, 781 persona trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

103 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit. Të kuruarit janë 3192.

Për 24 orët e fundit të raportuara u dhanë 22 016 vaksina. Dozat totale të vaksinave tashmë janë 698 517. Të imunizuarit me një dozë të dytë janë 151 817 veta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD