Temp i vaksinimit te ne mund të rritet dy herë këtë muaj, ndërsa muajin tjetër – katër herë. Kemi vaksina për një Bullgari e gjysmë. Këtë e tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ prof. Todor Kantarxhiev, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar. Sipas fjalëve të tij, vendi disponon vaksina për një Bullgari e gjysmë.
“Kurrë nuk kemi thënë se disa vaksina janë të këqija, por ka të tilla, të cilat ende nuk kanë kaluar përmes rregullimit evropian”, tha ai sa i përket mundësisë për importimin e vaksinës ruse Sputnik V.
Sa u përket radhëve të gjata të korridoreve të gjelbra të vaksinimit ai tha: “Falë Zotit moti është i mirë dhe ka një erë të lehtë.Kur ka një erë të tillë, rreziku i infektimit është shumë i ulët.”Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..