Komisioni Evropian inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjen bilaterale sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që një konferencë ndërqeveritare të mund të fillojë negociatat për pranimin e Maqedonisë Veriore në BE. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer.
Mamer sqaroi se Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbështeti fillimin e negociatave me fqinjin tonë gjatë takimit të saj sot me Kryeministrin Zoran Zaev.
Zëdhënësja Anna Pisonero theksoi se Komisioni mbetet në pozitë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave dhe këmbëngul që një konferencë ndërqeveritare të thirret sa më shpejt të jetë e mundur.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..