Për të nëntin vit radhazi në Bullgari do të mbahet një fushatë e madhe ekologjike kushtuar riciklimit të plastikës dhe leximit me titull "Libra për Plehra". Këtë vit mikpritësit do të jenë nëntë qytete, në dy fundjavë në maj dhe qershor. Fillimi është sot në Pleven, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora. Të dielën (16 maj) fushata do të zhvillohet në Pleven dhe për herë të parë në Ruse. Më 5 qershor do të mund të bashkohemi me veprimtarinë ekologjike në Sofje dhe Plovdiv, dhe më 6 qershor në Burgas dhe Kjustendill. Kudo koha e fillimit është në orën 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00.
Duke ndjekur shembullin e përrallës së famshme popullore bullgare "Kumbulla për plehra", fushata "Libra për Plehra" na fton të sjellim në pikat e caktuara një kilogram plastikë të riciklueshme, dhe në këmbim do të marrim një libër të zgjedhur dhe surpriza të tjera.
Që nga fushata e parë "Libra për Plehra" në vitin 2013 deri më tani, si rezultat i fushatës, në Bullgari janë ricikluar mbi 80 tonë mbeturina plastike dhe dhjetëra mijëra libra janë shpërndarë, bënë të ditur organizatorët e iniciativës ekologjike.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..
“Ju faleminderit që vendosët të qëndroni në Bullgari.” Kështu u shpreh kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë ceremonisë së shpalljes zyrtare të gjeneratës së re të bursistëve në programin EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë..
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten Ilijana Jotova. Vitin e kaluar, në të njëjtën kohë, ka pasur 6542 qytetarë të rinj bullgarë. Nëse ky..
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten..
“Ju faleminderit që vendosët të qëndroni në Bullgari.” Kështu u shpreh kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë ceremonisë së shpalljes zyrtare të gjeneratës..
Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të..