Pushimorja e Detit të Zi do të hapë sezonin me infrastrukturë të rinovuar. Sidoqoftë, disa punime përfundimi janë ende duke u zhvilluar për të zëvendësuar pjesërisht trotuarin e Rrugës Qendrore dhe brenda kompleksit, janë duke u ndërtuar trotuare të reja, dezinfektohet dhe spërkatet kundër mushkonjave dhe insekteve. Në të njëjtën kohë, kryhet vaksinimi masiv i punonjësve në hotele dhe restorante dhe sigurohet një “korridor i gjelbër” për imunizimin, si dhe mundësia për vaksinimin e të huajve të punësuar në industrinë e turizmit, vetëm kundër paraqitjes së një dokumenti identiteti.
“Më shumë se 80 hotele në Sllënçev Brjag deri më tani kanë shprehur dëshirë dhe kanë përgatitur lista të stafit për vaksinim”, përgjithëson Teodora Pastarmaxhieva, anëtare e Bordit të Bashkimit të Pronarëve “Sllënçev Brjag”.
Që nga dita e parë e qershorit në pushimore nis nga puna një regjim kontrollues për qasje, i cili do të realizohet përmes 9 pikave dhe nga patrulla të lëvizshme. Parkimi në zonën blu të kompleksit gjithashtu do të paguhet pas 1 qershorit 2021 me çmimin 1 euro (2 leva) për orë.
“Përkundër krizës në sektor, ne përpiqemi të sigurojmë në mënyrën më të mirë të mundshme mbajtjen e suksesshme të sezonit turistik veror 2021 në kompleksin më të madh turistik në Bullgari”, tha Zllatko Dimitrov, drejtor ekzekutiv i shoqatës që menaxhon kompleksin.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..