Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Natyra e malit Rodopa merr jetë në një projekt audio-vizual

Foto: Facebook / Flying Nomads

Kompozimi më i ri i duos muzikore “Nomadët Fluturues” kushtohet dimrit dhe elementit uji. Videoja “Jehona e Bardhë” u incizua në mesë të qetësisë së natyrës dhe u xhirua në 6 lokacione të malit Rodopa si pjesë e projektit “Sintezë”. Kitara bas dhe sitari janë në thelbin e kompozicionit muzikor, i cili zbulon magjinë e dimrit nëpër trojet bullgare.

Projekti “Sintezë” e duos muzikore i është kushtuar fund e krye natyrës dhe bilancit të saj delikat me njerëzimin. Mesazhi është që të rivendosim të paktën një copë pjesë të vogël të lidhjes së njeriut me mjedisin e tij natyror.

“Jehona e Bardhë” mund të shikoni këtu:

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Stefka Sëbotinova (1930–2010) është ndër muzikantet që i sollën famë botërore traditave folklorike bullgare. Ajo lindi në zemër të Trakisë, në një fshat me emrin e bukur – Rozov Klladenec ( Pusi i Trëndafiltë ), i cili sot nuk ekziston më. Ajo..

botuar më 25-10-24 6.55.PD
Trioja

Trioja nga Parisi "Orenda" prezantoi për herë të parë në Sofje një repertor tërësisht bullgar

Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..

botuar më 25-10-23 7.00.PD

Festë latine me Korin e famshëm të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantë të ftuar mbresëlënës

Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..

botuar më 25-10-23 5.55.PD