Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të kuruarit janë katër herë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19

Foto: EPA/BGNES

Për të dytën ditë me radhë rastet e reja të koronavirusit janë 81, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 1.78% janë mostrat pozitive nga 4550 testet e kryera. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Varna - 14, në Silistra - 8, në Vidin - 7. Në Vraca, Dobriç, Kërdxhali, Montana, Pernik, Razgrad, Smoljan, Tërgovishte dhe Shumen nuk ka raste të reja.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 25 511. 3781 pacientë janë të shtruar në spital. 406 ishin infektuar në kujdesin intensiv. 318 persona u kuruan. 17 njerëz me koronavirus vdiqën.

5172 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë është 1 265 855. Ata të imunizuar me të gjitha dozat janë 504 932.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektimi i protokollit të sigurisë shpëtoi një studiues bullgar në Antarktidë

Gjatë kërkimeve shkencore gjeofizike në akullnajën Kondell në Antarktidë dhe në afërsi të bazës bullgare "Shën Kliment Ohridski", fizikani bërthamor Vasill Gurev ra në një të çarë të thellë akulli. Falë protokollit të sigurisë të ndjekur dhe..

botuar më 25-02-04 9.28.PD

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë..

botuar më 25-02-03 7.40.MD

Emigrantët dhe kontrabandistët nuk kanë asnjë shans në kufirin bullgaro-turk

Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin..

botuar më 25-02-03 6.16.MD