Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votimi i bullgarëve jashtë shtetit – i lehtësuar por me sfida

19 parti dhe 9 koalicione aplikuan për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Pavarësisht se kandidatët janë më pak në krahasim me zgjedhjet e mëparshme (31 parti dhe 8 koalicione), puna e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) do të jetë plotë sfida. Për herë të parë votimi me makina do të jetë i detyrueshëm për seksionet zgjedhore ku në zgjedhjet e mëparshme votuan mbi 300 njerëz ose ka po kaq aplikime. Pritet që kjo të lehtësojë procesin e numërimit. Mirëpo, nga KQZ parashikojnë vështirësi me numrin më të madh të formularëve (3) që duhet të plotësojnë anëtarët e komisioneve të seksioneve. Vet trajnimi i këtyre njerëzve do të jetë i vështirësuar për shkak të numrit të tyre më të madh, veçanërisht jashtë shtetit. Kjo supozon një numër më të madh gabimesh të cilat mund të çojnë deri në anulimin e zgjedhjeve dhe në vënien në dyshim të rezultateve nga subjekte politike të cilat kanë interes nga veprimtari të tilla, saktësoi zëvendës kryetari i Këshillit Publik pranë KQZ Vellko Milloev para BNR.

Vellko Milloev

Sipas tij mungon edhe qartësi se cili e mban përgjegjësinë për probleme me makinat e votimit ditën e zgjedhjeve. Logjistika e tyre jashtë kufirit gjithashtu është problem. Deri më tashti furnizimi i tyre në vend ishte përgjegjësi e firmës furnizuese, por nuk ka qartësi në se kjo do të jetë në fuqi për jashtë.

Përtej kufirit me makina pritet të disponojnë të paktën 300 nga më se 500 seksione. Një pjesë prej tyre do të hapen automatikisht në vendet ku në zgjedhjet e mëparshme votuan të paktën 100 zgjedhës, ndërsa të tjerë me ndihmën e aplikimeve speciale të cilat votuesit e kanë të drejtën të paraqesin online deri më 15 qershor. Vellko Milloev sheh një rrezik tjetër për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor jashtë vendit:

“Nëse shteti do të ketë kapacitetin për të dërguar përfaqësuesit e tij në një numër mjaftë të madh seksionesh jashtë vendit. Të mos flasim për partitë politike të cilat me siguri nuk do të disponojnë një kapacitet për të dërguar përfaqësues të vet si anëtarë të komisioneve në një numër kaq të madh seksionesh. Sidoqoftë dështim nuk do të lejohet sepse në seksionet ku nuk ka numrin e duhur të anëtarëve të komisioneve, KQZ do të emërojë. Mirëpo, krijohet një potencial për mosbesim në procesin zgjedhor.”

Një nga karakteristikat  dalluese të votimit jashtë shtetit më 4 prill ishte aktiviteti i lartë elektoral i bashkatdhetarëve tanë përtej kufirit. Në vendet me bashkësi më të mëdha bullgare u formuan rreshta të gjata ku duhej të prisnin orë të tëra me radhë. Si shkak për këtë u tregua kufizimi nga 35 vendvotimeve në shtetet jashtë BE.

Me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor ky kufizim u hoq. Prandaj mund të presim se nëse ka kërkesa paraprake do të hapen një numër i mjaftueshëm seksionesh në mënyrë që të mos ketë rreshta.

Sipas Mirosllav Todorovit i cili që prej vitesh jeton në Mënik dhe merr pjesë në organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit aktiviteti elektoral gjatë korrikut do të jetë më i ulët.

Mirosllav Todorov

“Aktiviteti ka të ngjarë të jetë më i ulët se 50 për qind për shkak se është mesi i korrikut. Kjo është një periudhë në të cilën shumë bullgarë jashtë shtetit kanë plan se ku të jenë madje muaj më parë. Në zgjedhjet e mëparshme votuam rreth 180 000 bullgarë. Në se në zgjedhjet e tanishme do të jemi më se 200 000 kjo do të jetë një shenjë e qartë për pushtetarët dhe shoqërinë bullgare, se është koha për të krijuar një rajon elektoral “Jashtë shtetit” si dhe për të aplikuar një formë të votimit në distancë.”

Rajoni special zgjedhor “Jashtë shtetit” kërkuar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit u vendos me ndryshimet në Kodin Elektoral, por ato nuk rregullojnë metodikën sipas së cilës do të ndahen mandatet.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, RKB dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD