Një nga gjërat më të rëndësishme me të cilat duhet të mësohen të rinjtë në Bullgari është mendimi kritik, është e bindur profesoresha Petranka Fileva, kryetare e Këshillit Drejtues të platformës bullgare për një zhvillim ndërkombëtar dhe pedagoge në fushën e gazetarisë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Kjo ide është në bazën e konkurseve –“Shkollë globale” dhe në “Shkolla globale në veprim”, që e azhurnon më tej. Dokumentet për pjesëmarrje në to pranohen deri më 16 korrik.
Por, çfarë përbën arsimi global? Ky është një instrument për zhvillimin e mendimit kritik tek nxënësit dhe për arritjen e kuptimit të lidhjeve të përbashkëta në botë. Me ndihmën e metodave inovative të rinjtë po përgatiten për rolin e tyre të ardhshëm - të qytetarëve të cilët mendojnë, të qytetarëve kritik dhe të denjë të botës.
Afro 50 shkolla bullgare janë fituese të çmimeve nga të dyja konkurset, kurse që të gjitha ato duhet të vazhdojnë punë për ofrimin e një arsimi dhe edukimi të ri modern qytetar të nxënësve të vet - sqaron profesoresha Fileva:
Për ne është me rëndësi që nxënësit të kuptojnë se janë duke jetuar në një botë globale në të cilën jemi në një varësi njëri nga tjetri. Më e rëndësishme është kjo, që në Programin për studimin ndërkombëtar të nxënësve PISA (Programme for International Student Assessment) i quajnë “Kompetenca globale” - me fjalë të tjera me këtë që bëjnë në shkollë, fëmijët të dëshmojnë se janë tolerantë, se e pranojnë mendimin e huaj, se i kuptojnë sfidat globale dhe se ata do të jenë në gjendje t'i përballojnë ato.”
Profesoresha Fileva rikujton se sipas një studimi të PISA nga viti 2018, fëmijët bullgar prezantohen më keq në shkrim e këndim në Bashkimin Evropian, janë keqësuar mjeshtëritë e tyre në fusha si shkencat natyrore dhe matematika, kurse pabarazia sociale dhe ekonomike po vazhdon të jetë prijëse për suksesin e adoleshentëve. PISA popullarizon tek ne nocionin “ shkrim-leximi funksional”-aftësia të interpretosh një informacion me kuptim dhe të mund të orientohesh në të, sqaron profesoresha Petranka Fileva:
“Ne duhet t’i motivojmë nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike, të kenë dhe një “shkrim-lexim mediatik”. Pamë, rreth Covid-19, sesi dhe të vegjël dhe të mëdhenj nuk e njohin botën, e pranojnë dhe e marrin informacionin e rremë si të mirëqenë dhe vuajnë prej kësaj. Adoleshentët gjithashtu duhet të jenë të orientuar ndaj mjedisit, të mund të pranojnë dallimet, të kuptojnë se cilat janë të drejtat e njeriut, të dinë se në çfarë shprehet liria e tyre- se ajo shtrihet deri aty, që ku fillon liria e të tjerëve. Shpresoj se njohuria për këtë mund të arrihet me metodat e përshtatshme dhe instrumentet e kohës moderne.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..