Sinagoga në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është e dyta për nga madhësia në Bullgari, së shpejti do të rikthejë shkëlqimin e saj. Kësaj here ajo nuk do të jetë shtëpi lutjeje, por qendër kulturore. Filloi restaurimi i godinës e cila që prej dekadash po shkatërrohej. Për rindërtimin e saj u sigurua ndihmë falas në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në rritje”. Shuma e domosdoshme për rivendosjen e bukurisë së godinës arrin 9 800 000 leva.
Dikur e quajtën sinagogën “mjellmën e bardhë të Danubit” sepse godina shihet që nga larg pranë lumit. Ajo është e ngjashme me atë në Budapest. U ndërtua me dhurata vetëm për një vit. Punimet e ndërtimit përfunduan në vitin 1894. Sinagoga ishte një shtëpi lutjeje për hebrenjtë më se 50 vjet. Këtë e tregojnë dokumentet e Arkivit Shtetëror në qytetin Vidin. “Pas zhvendosjes së hebrenjve nga qyteti Vidin pas vitit 1949, aty mbeti një bashkësi е vogël dhe në vitet 50-të të shekullit të kaluar komuniteti i atëhershëm i vogël hebre në qytet vendosi për t’ia dhuruar ndërtesën bashkisë së qytetit. Vite me radhë sinagoga shfrytëzohej si depo derisa në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar u vendos që godina të kthehet në një sallë koncertesh, për shkak të akustikës së mirë”, tregon shefja e arkivit në bashkinë e qytetit Svetllana Krësteva para BNR – Vidin.
Forcimi i godinës filloi. Por kur u zbulua se konstruksioni i çatisë duhet të zëvendësohet, financimi u ndalua dhe ndërtesa u harrua. Dhe megjithëse komuniteti hebre në qytet është shumë i vogël, shpresat e tij janë që sinagoga të restaurohet dhe të ruhet, madje edhe për qëllime të tjera.
Në mënyrë që pamja e ndërtesës të jetë sa më afër llojit në të cilin ishte gjatë ndërtimit, do të përdoren teknologji dhe materiale moderne, shpjegoi udhëheqësi i projektit të restaurimit Lëçezar Llallov. Restaurimi dhe forcimi i sinagogës dhe shndërrimi i saj në një qendër kulturore duhet të përfundojë në tetor të vitit të ardhshëm.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj, martesa e detyrueshme civile vendoset si forma e vetme e vlefshme e martesës. Në ditën që hyri në..
Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..
Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i..