Çdo ditë avokati i popullit merr sinjale nga prindërit, organizatat prindërore dhe psikologët e fëmijëve, të cilët paralajmërojnë për simptoma të ankthit tek adoleshentët si rrjedhoje e mbylljes gjatë pandemisë. Sipas të dhënave të sektorit joqeveritar, për shkak të kontakteve të kufizuara sociale, nxënësit e anketuar përjetuan ndjenja të vetmisë, pasigurisë, nervozizmit, ankthit. Më se 35 për qind e prindërve vlerësojnë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre si i keqësuar. 60 për qind e mësuesve thanë se angazhimet e tyre u rritën ndjeshëm gjatë mësimit në distancë dhe 44 për qind prej tyre janë me shëndet të përkeqësuar mendor. Për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit për të përballuar pasojat e izolimit të shkaktuar nga pandemia, avokatja kombëtare e popullit Diana Kovaçeva shpalli një iniciativë me moton “Vera blu”. Në kuadrin e një jave – nga 14 deri më 18 qershor psikologë dhe ekspertë do të konsultojnë të gjithë të interesuarit. Programi përfshin 12 qytete të vendit. Partnerë janë avokatët lokalë të popullit, organizata joqeveritare dhe Kryqi i Kuq i Bullgarisë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Këtë thuhet në një njoftim të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit..