Qendrat kryesore ekonomike tërheqin më shumë krah pune. Kjo është si pasojë nga vendet më të mira të punës, të cilat ofrojnë një mundësi më të mirë për realizim, tregon një analizë e Institutit për Ekonominë e Tregut.
Numri i të punësuarve në vend mbetet relativisht i përhershëm. Të dhënat e fundit për të punësuarit në Bullgari janë nga viti përpara pandemisë - mbi 2,3 milionë veta. Më tepër janë ata në Sofje - 760 veta. Pasojnë Plovdiv (145 mijë) dhe Varna (129 mijë), saktësoi Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonominë e Tregut:
“Qyteti i madh sikurse me më shumë sukses arrin të japë më tepër mundësi për një profil më të gjerë të njerëzve - nga më mirë të arsimuarit deri te të arsimuarit më dobët, me specializim në drejtime të ndryshme të ekonomisë. Me një rëndësi në këtë rast janë pagimi dhe standardi i jetesës. Meqenëse qytetet më të mëdha kanë tregje më konkurruese të punës, përkatësisht aty dhe rrogat janë më të larta.”
Pjesa relative e punonjësve është një shenjë e aktivitetit dhe dinamizmit të tregjeve lokale të punës. Në 253 nga bashkitë në vend pesha e të punësuarve është më pak se 50% e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart. Statistika tregon po kështu se më shumë se gjysma e bashkive humbasin krahun e punës midis viteve 2018 dhe 2019.
Pasojat nga pandemia gjatë vitit 2020 mbase do të sjellin me vete dhe ndryshime të konsiderueshme në hartën regjionale të të punësuarve. Rritja e papunësisë, dëshmitarë të së cilës qemë në mes të pandemisë, ishte përqendruar në qendrat e mëdha ekonomike dhe në bashkitë më të vogla, ku turizmi është sektori kryesor ekonomik. Pas heqjes në etapa të masave kufizuese pas Covid-19, më të kërkuar në tregun e punës janë punonjësit me një kualifikim të ulët:
“Ka shpallje të shumta për kërkimin e kuzhinierëve, kameriereve, shoferëve dhe të profesioneve të tjera të ngjashme. Ky është faktori i madh, i cili në këtë moment e lëviz dinamikën në tregun e punës”, sqaroi analisti ekonomik Andrian Nikollov.
Autore: Natalia Gançovska, BNR-“Horizont”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej..