Më 24 qershor, Ortodoksia feston Lindjen e Shën Joan, Paraardhësit dhe Pagëzor të Zotit. Në kalendarin kishtar ka akoma disa data të tjera për një nderim ndaj kujtimit të shenjtorit, po kështu çdo e martë gjatë vitit i është kushtuar atij. Më 24 qershor është dhe një nga festat më të mëdha popullore bullgare - Dita e Enjos, kushtuar bimëve, ujit, diellit e të gjithë ritualeve për shëndet. E lidhim dhe me magjinë dhe hamendjen e dikurshme paramartesore me tufat e luleve. Emërtimi vjen nga modifikimi i emrit Joan -Ivan, Janjo, Enjo. Që aty dhe emërtimet e ndryshme në rajonet e veçanta Jenevden, Janovden, Ivanden, Ivëndën, Ivani i Verës e të tjera.
Besimi më i përhapur  është se barishtet  dhe bimët e këputura në ditën e Enjos, por para  lindjes së diellit, kanë një fuqi të madhe shëruese. Herbalistët modernë, por  dhe njerëzit, të cilët përdorin në ditët e tyre të përditshme bimë medicinale,  me të vërtetë ngrihen në mes të natës dhe drejtohen ndaj vendeve të tyre të  preferuara, që të mbledhin Bimët  e Enjos. Një funksion shërues dhe mbrojtës ka dhe Kurora e Enjos, të  cilën dikur vajzat e kanë thurur prej bimëve. Si dhe tufën, të cilën disa dhe sot mundohen që ta  bëjnë. Sipas recetës popullore, ajo duhet të përmbajë 77 bimë e gjysmë.  Kaq janë dhe sëmundjet - 77 janë ato të njohura, kurse “gjysma” është e  panjohur. Mjekët popullorë dinë se cilat janë 77 bimët për sëmundjet e njohura,  kurse gjysmën i këpusin me sy të mbyllura - një kërcell që bie rastësisht në  duart e tyre. Tufa e Enjos thahet dhe ruhet, besohet se me të shërohen sëmundje  nga më të ndryshmet. Në këngët popullore, të cilat e shoqërojnë traditën,  shpeshherë heroi kryesor është Enjoja mitik, i cili është nisur për të mbledhur  bimë.
Por kuptimi kryesor i festës është kujdesi për shëndetin njerëzor - një nga vlerat më të mëdha të bullgarit në të gjitha epokat historike.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..
Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga..
Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re