Bullgaria është mikpritëse e takimit të liderëve nga nisma “Tre Dete”. Një forum i tillë në vendin tonë po mbahet për herë të parë pas Presidencës së rotacionit të BE-së dhe mbledhjes së Këshillit të BE-së në Sofje në 2018. Tani, në kryeqytetin bullgar po ndodhen udhëheqës të vendeve të Evropës Lindore me dalje në Detin Baltik, Detin e Zi dhe Detin Adriatik. Nisma politike për thellimin e lidhjes midis këtyre vendeve e ka prototipin e saj në Intermariumin polak, i cili u krijua pas Luftës së Parë Botërore, por u ringjall gjatë një takimi të presidentëve të vendeve pjesëmarrëse në qytetin kroat të Dubrovnikut në vitin 2016 . Në vitin 2020, në një samit në Talin, Bullgaria mori nga Estonia rolin koordinues në "Tre Dete".
"Samiti në kryeqytetin tonë është i gjashti me radhë për iniciativën, e cila arriti të bëhet një platformë për dialog, për bashkëpunim në interes të zhvillimit ekonomik nëpërmjet energjetikës, transportit dhe lidhjes digjitale. Ne shpesh flasim me kolegët tanë dhe e kuptojmë mirë se fondet e nevojshme për ta arritur këtë zhvillim nuk janë të mjaftueshme, " tha në fjalimin e vet para forumit ndërkombëtar Presidenti bullgar Rumen Radev.
Ai shtoi se Bullgaria është e vetëdijshme për potencialin që ka për të marrë mbështetje për zhvillimin e marrëdhënieve të saj miqësore me vendet e tjera dhe për të zbatuar modele të reja inovative për biznesin dhe zhvillimin e zgjuar. Në vitin e fundit, të gjithë jemi duke ecur në këtë drejtim, tha Radev.
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden deklaroi mbështetjen e tij të plotë për iniciativën “Tre Detet”. Rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, tha ai në një fjalim video drejtuar pjesëmarrësve në takimin në Sofje.
"Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner i besueshëm në çdo hap të iniciativës. Ne ndajmë angazhimin për të vazhduar të përmirësojmë integrimin dhe lidhjen në rajon, " tha ai. Presidenti amerikan theksoi nevojën që demokracitë të provojnë se mund të punojnë për popujt e tyre duke investuar në një infrastrukturë të mirë në mënyrë transparente, duke luftuar kundër korrupsionit. "
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier gjithashtu theksoi mbështetjen e vendit të tij për nismën:
"Ne duhet të përdorim plotësisht potencialin e kësaj nisme, por ajo duhet të jetë pjesë e politikave dhe instrumenteve evropiane. "
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva bëri një parashikim optimist për zhvillimin e vendeve në rajon.
"Sa i përket prognozës ekonomike, më në fund shihet dritë në fund të tunelit. Kjo është për shkak të guximit të nxitësve të politikave në rajon. Drita është më e ndritshme për vendet pjesëmarrëse në nismën e “Tre Deteve” sesa për fqinjët e tyre perëndimorë. Kjo është kështu, sepse presim që në vitin 2021 rajoni të arrijë nivelin e PBB-së nga viti 2019, i cili është përpara pjesës tjetër të botës. Rritja e PBB-së do të jetë 3.8%, që është dy herë më shumë se në 15 vendet e tjera anëtare të BE-së. Arsyeja është se tkurrja e ekonomisë për shkak të Covid-19 menaxhohet më mirë. Ky është një lajm i mirë sepse do të thotë se procesi i afrimit dhe konvergjencës do të vazhdojë".
Georgieva gjithashtu vuri në dukje rolin kryesor të nismës për infrastrukturën dhe lidhjen për të gjithë rajonin. "Ne kemi llogaritur që për çdo 1 euro të shpenzuar në infrastrukturë, kthimi është 1.7 deri në 2.5 euro," shtoi ajo.
Takimi i nismës së “Tre Deteve” sot u shoqërua me diskutime mbi energjinë dhe inovacionin. Forumi do të vazhdojë të premten, kur temat kryesore do të jenë lidhur me lëvizshmërinë dhe lidhjen digjitale.
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit...
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në..