Në orën 5 pasdite pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 korrikut është 29.1%. "Kjo është mjaftë nën pjesëmarrjen e regjistruar më 4 prill, kur aktiviteti elektoral ishte më shumë se 10 për qind më i lartë. Në të vërtetë, ndryshimi është mjaft i madh", komentoi Svetlin Taçev , sociolog nga Gallup International. Agjencia është një partner i Radios Kombëtare Bullgare në ditën e zgjedhjeve.
19.9 për qind ishte aktiviteti elektoral te ora 13.00 njoftoi për BNR sociologia e Agjencisë “Gallup” Janica Petkova. Sipas saj deri në atë orë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pak më shumë në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit. Ajo shtoi se deri në mesditë votuan vetëm bërthamat e forta të partive.
5.7 për qind ishte aktiviteti elektoral te ora 09.00 njoftoi për BNR drejtori i Agjencisë “Gallup” Përvan Simeonov. Sipas tij deri në atë orë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pak më shumë në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit, kur aktiviteti elektoral ishte 5 për qind.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..