Pritjet për një votim masiv nga Turqia nuk u përmbushën. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik janë tashmë në histori, por komentet mbi rezultatet e tyre ende mbizotërojnë në media. Do të përpiqemi t’i shikojmë nga një kënd tjetër - duke analizuar votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Sipas sociologut nga agjencia “Gallup”, Përvan Simeonov, numri i votuesve jashtë vendit është rreth 180 000 - i krahasueshëm me atë të votimit parlamentar në prill, megjithë hapjen e më shumë se 300 seksioneve suplementare.
"Një pjesë e madhe e bullgarëve jashtë vendit aktualisht ndodhen në Bullgari. Siç duket, për shumë prej tyre nuk ka pasur kuptim për të votuar në këto zgjedhje," komentoi sociologu në një intervistë për Radio Bullgarinë. Sipas tij, "votimi jashtë ishte çelësi për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve" dhe fitoren e partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) të showmanit Sllavi Trifonov, por "pritjet për një valë votuesish në Turqi nuk u justifikuan". Ka disa shpjegime për këtë:
"Me ardhjen e gjeneratave të reja, të gjitha partitë e statukuos po humbin vota" - shpjegoi Simeonov.
Një shpjegim për rezultatet më të ulëta të të ashtuquajturve “parti të sistemit” jashtë vendit, mund të jetë fakti se brezi i bullgarëve që jetojnë jashtë dhe është pjesë e të ashtuquajturit “emigracion i punës”, voton më tepër si shenjë proteste sesa për statukuon. Pikërisht statukuoja është arsyeja kryesore që ata të zgjedhin rrugën e emigracionit dhe të mos mendojnë për një kthim në atdhe.
Ndërkaq, sikurse që të konfirmojë qëndrimin kundër sistemit të partisë së tij, pa pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, udhëheqësi i ITN showmani Sllavi Trifonov prezantoi përbërjen e qeverisë së re të cilën ka në plan ta propozojë për votim plenar. Anëtarët e saj dhe mënyra e shpalljes së informacionit - nga ekrani i televizionit të tij privat befasuan në mënyrë të pakëndshme të gjitha partitë, të cilat do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Udhëheqësit e tyre e akuzuan Sllavi Trifonovin për mungesë dëshire për dialog dhe për përpjekje për të zëvendësuar modelin e mëparshëm me një tjetër shumë të ngjashëm.
Praktika që fituesi i zgjedhjeve të marrë vetë përgjegjësinë, është diçka e njohur për bullgarët dhe është më tepër demode. Këtë e bëri edhe Bojko Borisov në fillim të mandatit të tij të parë në vitin 2009, tha Përvanov.
Prania e të rinjve në projekt-qeverinë, të cilët kanë marrë arsimin dhe përvojën e tyre në fusha të ndryshme jashtë vendit, është një praktikë e njohur e përdorur nga qeveritë në periudhën 2001-2009, por sot kjo déjà vu tashmë po i mërzit njerëzit. Megjithatë, kjo është një mënyrë e mirë për të integruar bullgarët jashtë vendit, për të cilët, sipas fjalëve të Simeonovit, ne kemi nevojë të madhe. Kërkimi i njerëzve me një profil të tillë do të vazhdojë në të ardhmen - është i bindur sociologu:
"Për fat të keq, bullgarët kemi një kompleks të madh inferioriteti. Ne zakonisht përpiqemi t’i arrijmë të tjerët dhe në qoftë se rastësisht kemi suksese, nuk mund ta besojmë. Nganjëherë jemi pala humbëse pikërisht sepse kështu e pranojmë veten tënde. Ky kompleks i madh inferioriteti është historik. Ne i humbëm luftërat për bashkimin kombëtar dhe kjo na shkaktoi një traumë të madhe. Kjo traumë është edhe shkaku që për ne ideali më i madh të jetë bullgari i suksesshëm jashtë shtetit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..