A e dini se Kozmosi ndryshon perceptimin tonë të shijes? Kurse lëvizja e kufizuar e kozmonautëve kërkon që ata të pranojnë ushqime të posaçme për sistemin e kockave dhe kalori të llogaritura me përpikëri për çdo një porcion.
Si është jeta në kozmosin e hapur? Kjo doli se është dhe tema më kureshtare për fëmijët bullgar dhe të rinjtë të cilët janë në moshë midis 6 dhe 19 vjeç, të cilët morën pjesë në etapën e parë të iniciativës “Alo, Kozmosi! Ju flet Bullgaria!”, organizuar nga klubi Atlantik-Bullgaria. Në fillim të muajit ata patën mundësinë të drejtojnë pyetjet e tyre më të pazakonshme dhe jo standarde drejt astronautëve nga ekuipazhi i Ekspeditës 65 të NASA-s. Ato duhej të jenë të regjistruar dhe të incizuar në video në gjuhën angleze, me një kohëzgjatje jo më shumë se 20 sekonda dhe të mos të prekin tema si feja, politika dhe format e jetës jashtëtokësore. Për dy javë u dërguan mbi 200 pyetje, kurse një juri e posaçme prej ekspertëve në fushën e STEM disiplinave në Bullgari përcaktoi dhe ndau ato 30 më interesantet, të cilat u dërguan deri në NASA. Aty ato do të reduktohen deri më 15, përgjigjet e të cilëve do t’i mësojmë personalisht nga astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik më 26 korrik, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare Ekaterina Dimitrova nga Klubi Atlantik.
“90% nga pyetjet e fëmijëve janë të lidhura me jetën në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik. Ka dhe pyetje jashtëzakonisht interesante, krejtësisht fenomenale dhe kjo prej fëmijëve, të cilët janë në një moshë më të herët fëmijërore - nën 10-12 vjeç.”
“Kjo është ngjarja e 101, të cilën e organizon NASA, por e para për nxënësit bullgar dhe e para në përgjithësi për nxënësit evropianë, mesa mundëm të saktësojmë me kolegët organizatorë - saktëson doktori Bozhillov. Qëllimi i ngjarjes është që të popullarizojë synimin drejt studimit të STEM disiplinave dhe pikërisht prandaj pyetjet, të cilat çdo një nxënës mund t’u drejtonte astronautëve, duhej të ishin të tilla, të cilave nuk mund t’u gjendet një përgjigje e shpejtë në Google. Me fjalë të tjera ato duhej të ishin të tilla, të cilat të mund të provokojnë astronautët që t’u përgjigjen. Këtu do të them se bëhet fjalë për dy astronautë konkret –inxhinieri francez Thomas Pesquet nga Agjencia Kozmike Evropiane, kurse tjetri është inxhinieri kozmik amerikan Mark Vande Hei.”
Më 26 korrik biseda konferencë në video me Stacionin Ndërkombëtar Kozmik do të jetë live, midis orës 17-19 orë bullgare, si një pjesë finale nga iniciativa “Alo, Kozmosi! Ju flet Bullgaria!” Kurse organizatorët premtojnë se do ta kthejnë ngjarjen në një festival njëditor të fëmijëve kushtuar shkencës.
“Gjatë gjithë ditës në Sofja Teh Park do të organizojmë mbi 15 punëtori për fëmijët dhe nxënësit, lidhur me fizikën, matematikën, do të ketë eksperimente të ndryshme, veprimtari shkencore dhe simulime. Do të ketë leksione frymëzuese të shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave, të shkencëtarëve bullgarë, të cilët janë bërë të famshëm në të gjithë botën dhe do të bashkohen drejtpërdrejt nga vende si Zvicra dhe Amerika për shembull - sqaron Ekaterina Dimitrova nga Klubi Atlantik.
“Alo, Kozmosi! Ju flet Bullgaria!” organizohet në lidhje me 30 vjetorin nga themelimi i Klubit Atlantik në Bullgari, dhe është në partneritet me NASA-n, Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Bullgarisë, Ambasadës Amerikane në Sofje dhe organizata shkencore, teknologjike dhe joqeveritare, të bashkuara në grupin STEM.
Përpiloi: Vesella Krësteva/ Në bazë të intervistave të BNR-“Hristo Botev” dhe BNR-Bllagoevgrad
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: twitter.com/atlanticclubbgMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..