Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi aventuresk në rajonin e qytetit danubian Nikopoll

Foto: Veneta Nikollova

Qyteti Nikopoll është i shënuar nga historia. Në një breg shkëmbor lart mbi lumin Danub janë të shpërndara gjurmët e Kalasë së Mbretit Shishman, kala kjo e cila lidhet me një nga momentet më tragjike në historinë bullgare. Pasi sunduesi osman pushtoi kryeqytetin Tërnovgrad, mbreti bullgar Ivan Shishman transferoi kryeqytetin e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185 – 1396) pikërisht këtu. Por në vitin 1395 fortesa u pushtua me dinakëri, mbreti u kap dhe koka e tij u pre para portës kryesore me urdhër të Sulltanit Bajazid. Sot vetëm fragmente nga muret që shihen mes shkurrishtave dhe porta relativisht e ruajtur mirë pëshpëritin kujtimin e madhërisë së dikurshme të Kështjellës së Mbretit Shishman. Turistët ngjiten në majë për të parë pamjen unike drejt qytetit që shihet të shtrirë në këmbët e tyre dhe për të kënaqur me kaltërsinë e Danubit.


Atraksioni më i madh i qytetit Nikopoll është lumi Danub

Që nga pranvera e sivjetshme shoqata e peshkatarëve në qytet ofron shëtitje me varka përgjatë rrjedhjes së lumit. “Turi në lum zgjat nga dy deri në tre orë. Bëjmë një piknik në ndonjë ishull, sepse peshku i kapur është shumë i shijshëm në skarë!” – tregon Biser Georgiev, kryetar i shoqatës “Amur-Nikopoll”. Dhe si shkon një udhëtim me varkë në Danub?

“Fillon nga plazhi i Nikopollit dhe kalon pranë ishullit Srednjak. Aktualisht ai është i lidhur me Rumaninë dhe është si një gadishull, sepse në të kaluarën rumunët fundosnin dy maune në mënyrë që ta lidhnin atë me bregdetin e tyre dhe ta merrnin. Ishulli është i gjatë 5 km dhe gati 1 km e gjerë.”

Bërryl, Gishti i Madh, Kopsht

të gjithë këta janë emra të ishujve të Danubit të përfshirë në itinerarin lumor. Por më tërheqës është ishulli Katunara, i cili fitoi pseudonimin Maldivet e Nikopollit për shkak të bregdetit gati tre kilometrash me rërë të hollë si pluhuri yjor.

“Në verë vijmë këtu në plazh me familjet, sepse bregu është i cekët – ecësh nja 100-200 metra në lumë dhe uji është deri në bel”, thotë Biser Georgiev. Gjatë sezonit të thatë, kur niveli i Danubit bie, mund të arrish deri në disa nga ishujt më këmbë. Atëherë shihen edhe “plazhet maldiviane” – një alternativë e denjë e pushimoreve të njohura detare, janë kategorik vendasit.

Lundrim me varka në “ujërat e qershive”

“Në maj, kur shkrihet bora në mal niveli i lumit Danub fillon të rritet në mënyrë të ndjeshme. Kjo ndodh në kohën e qershive, sepse atëherë piqen qershitë. Ndodh që pothuajse të gjithë ishujt të mbeten nën ujë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë ata “ujëra qershie” – tregon Biser Georgiev.

Arkipelagu i Nikopollit është një oazë e natyrës së egër. Këtu bëjnë foletë e tyre një larmi të madhe zogjsh. Dhe përderisa barka juaj po lundron nëpër ujit lumor mbi ju fluturojnë karabullakë të detit, çafka, pelikanë dalmatë, shqiponjë të detit, shapka të mëdhenj të ujit etj. Përveç kësaj në kundërshtim të pritjeve në ishujt mund të takoni derra të egra, dre, çakalle, dhelpra, mace të egra dhe fazanë të cilët notojnë lumin për të kërkuar qetësi dhe vetmi larg njerëzve.

Kisha shkëmbore mbi Danubin

Itinerari lumor kalon edhe pranë njërit prej sekreteve më mirë të ruajtura të lumit Danub. Në shkëmbinjtë e pjerrët gëlqeror të bregut pranë Nikopoll është gdhendur kisha shkëmbore “Shën Stefani” nga shekulli i III – IV për të cilën supozohet se ishte pjesë e një kompleksi të madh të manastireve të zhdukur nga koha.

Tani aty afër po hidhen themelet e një fshati peshkimi me Muze të Peshkimit. Ideja është që të ringjallet turizmi në këtë rajon jashtëzakonisht të favorshëm për pushim dhe eko-turizëm.

Më shumë ide për udhëtime përgjatë lumit Danub në rajonin midis qyteteve Vidin dhe Nikopoll do të zbuloni në video:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD