Deputetja më e e moshuar - Mika Zajkova nga partia "Ka një popull të tillë" (ITN) do të bjerë zilen e parlamentit për të hapur Legjislaturën e 46 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Vetëm tre muaj më parë, ajo përsëri qëndroi në tribunën parlamentare si kryetare e përkohshme, por jeta e Parlamentit të 45-të zgjati vetëm 25 ditë.

Dita e parë parlamentare do të kalojë në ndërtesën e vjetër dhe madhështore, mbi hyrjen qendrore të së cilës shkruhet motoja "Bashkimi e bën forcën". Deputetët do të betohen dhe duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit Popullor dhe zëvendësit e tij. Pritet që edhe tani të propozohet Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë". Forca e dytë politike, GERB, ndoshta nuk do të paraqesë kandidaturë të saj, ndërsa partia e tretë – Partia Socialiste Bullgare (BSP,) do të dalë me një vendim në momentin e fundit.
Pritet që në ditën  e parë të punës të parashtrohet edhe propozimi për dëgjimin e dy ministrave -  Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov dhe Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov.  Arsyeja është kërkesa për ndërprerjen e hershme të mandatit të Kryeprokurorit  Ivan Geshev, njoftoi Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë" /“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” - emri i ri i formacionit/.
Por detyra më e rëndësishme e deputetëve është zgjedhja e qeverisë së re.
Sipas procedurës, pas konsultimeve politike, Kreu i Shtetit ia jep mandatin për të formuar qeverinë e re fituesit në zgjedhje. Tani kjo është partia "Ka një popull të tillë". Nëse partia e showmanit Sllavi Trifonov nuk propozon një përbërje për qeverinë e re brenda shtatë ditësh, mandati do të shkojë tek kjo e fundit - koalicioni GERB-SDS. Nëse edhe ata dështojnë, Presidenti ka të drejtën të zgjedhë se cilit grup parlamentar do t'ia japë mandatin e tretë. Ka nevojë për një minimum prej 61 deputetësh dhe një kuorum prej 121 për të zgjedhur një kryeministër dhe më pas një kabinet. Në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 29 dhe "Ngrihu BG! Ne po vijmë" - 13.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
 Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reFederata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së..
