“U dashurova me Bullgarinë vite më parë - herën e parë që vizitova vendin tuaj”- rrëfen Jean-Baptiste Leclère. Perkusionisti i njohur jeton në Paris dhe si ekzekutues dhe pedagog shpesh udhëton nëpër botë për koncerte dhe për klasa të mjeshtërve. Një nga “ndalesat e tij profesionale” si të thuash është qyteti Pleven, ku çdo një vit mbahet Festivali Ndërkombëtar për Marimba dhe Vegla me Goditje, drejtoreshë artistike e të cilit është bashkatdhetarja jonë Vassailena Serafimova, ndërsa Jean-Baptiste Leclère është ndër pedagogët në akademinë verore dhe pjesëmarrës në koncertet. Në një intervistë për Radio Bullgarinë muzikanti i ri tha:
Jean-Baptiste Leclère kujton se për herë të parë erdhi në Bullgari si turistë dhe mbeti i impresionuar thellë nga muzika dhe traditat tona popullore.
“Udhëtova nëpër Evropë dhe ekskursioni im përfshinte edhe Bullgarinë dhe Rumaninë. Vizitova qytetet Varna, Burgas dhe Sofje. Atëherë u njoha me muzikën tradicionale bullgare, me historinë tuaj dhe me natyrën e bukur, me malet. Ishte e mahnitshme të dëgjoj këngë autentike popullore. Ishte një përjetim i papritur dhe i mrekullueshëm. Atëherë u dashurova me kulturën tënde dhe me vendin. Pas kësaj fillova të vij për festivalin në Pleven çdo një vit. Punoj aktivisht dhe nuk kam shumë kohë. Ja përse vendosa që vitin e ardhshëm të vij në Bullgari për të pushuar. Do të jemi bashkë me familjen, sepse dua të ndaj me ta se çfarë kamë gjetur këtu. Gjithashtu dua të mësoj më shumë për Bullgarinë, të vizitoj më shumë vende. Tashmë di disa fjalë bullgare, por vazhdoj të mësoj shprehje të reja hap pas hapi.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..