Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rivendosen fluturimet direkte mes Sofjes dhe Tiranës

Tirana
Foto: Pixabay

Nga 1 gushti rivendosen fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje.

Kompania GullivAir do t’i kryejë udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje në periudhën 6 gusht – 28 shtator. Qëllimi i kësaj iniciative është studimi i tregut për rivendosjen e linjës ajrore të rregullt mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe kryerjen e fluturimeve të tjera ndërkombëtare.

Në datën 1 gusht do të jetë fluturimi i parë inagurues dhe në bordin e avionit do të jenë udhëtarë, agjentë dhe tur operatorë të ftuar nga kompania. Ky udhëtim do të jetë falas. Ndërsa, më 6 gusht do të jetë fluturimi i parë me pagesë për qytetarët. Gjatë kësaj jave pritet të lancohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 gusht-15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën. Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të Aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD

Tema e integrimit të romëve vazhdon të jetë në rendin e ditës në Bullgari

8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..

botuar më 25-04-08 1.30.MD

Janë publikuar rregullat për pranimin e studentëve kandidatë nga diaspora

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..

botuar më 25-04-07 7.55.MD