"Heshtja e tepërt gjithmonë lind mosbesim," komentoi para BNR-së politologu Todor Gallunov. - Për më tepër, jeta politike bullgare ka vuajtur gjithmonë nga mungesa e publicitetit të mjaftueshëm nga ana e politikanëve. Unë mendoj se kandidaturat për kryeministrin dhe ministrat e vendit duhej të diskutoheshin shumë më herët. Në shumë prej vendeve ku ka demokraci të vërteta, partitë shpallin emrat e kryeministrave të tyre gjatë fushatës zgjedhore," tha politologu. Sipas tij, "bisedimet për një qeveri kanë ngecur dhe çfarëdo qeverie të formohet do të ketë mosbesim të madh mes palëve".
“Ne jemi gati të japim mbështetje, por për një qeveri të fortë reformiste që mund të transformojë Bullgarinë. Kjo do të thotë një program shumë të qartë, për të cilin jemi të bindur se përkrahet nga një ekip i mirë që mund ta zbatojë atë. Është me rëndësi gjithashtu që ky ekip të ketë një udhëheqës të cilit të mund t’i besohet që nga dita e pare."
Politologu Përvan Simeonov shpjegoi se ne ende nuk jemi të qartë se çfarë kryeministri do të jetë Pllamen Nikollov, por vuri në dukje se të ashtuquajturat “parti të protestës” kanë vendosur kërkesa shumë të larta ndaj personit që është i denjë të udhëheqë vendin:
"Duke demonstruar xhelozi të dukshme ndaj disa ministrave, të cilët i konsiderojnë si ministra të veta, përfaqësuesit e “Bullgarisë Demokratike” e rritin edhe më shumë tensionin mes ITN, të cilët siç duket nuk disponojnë përvojën e mjaftueshme. Ka pak të ngjarë që në Bullgari të ekzistojë një person kaq i pastër, i cili të mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të protestës. Protesta ra viktimë e ambicies së saj të bukur, " tha politologu.
Nga “Ngrihu.BG. Ne po vijmë!" gjithashtu po duken të rezervuar për mbështetjen e mundshme për kabinetin “Nikollov".
"Ne nuk duam zgjedhje të parakohshme, por një qeveri serioze dhe të qëndrueshme që është në gjendje të përmbushë angazhimet e saj – ishte kategorike nënkryetarja e Kuvendit Popullor Tatjana Donçeva.
Pritet që "Ka një popull të tillë" t’u prezantojë projekt-kabinetin e tij drejtuesve të BSP, "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngrhu BG! Ne po vijmë!". Tre forcat politike do të ftohen në një takim, u bë e qartë në një letër nga kryetari i grupit të tyre parlamentar, Toshko Jordanov, drejtuar mediave sot.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan..