Ju nevojitet që të udhëtoni për një-dy javë, por në shtëpi mbetet kafsha juaj e shtëpisë, të cilën të afërmit tuaj ose shokët duhet që ta ushqejnë çdo ditë. Dhe në këtë nuk do të kishte ndonjë gjë të pazakonshme nëse kohët e fundit nuk keni hyrë në një shtëpi të një brezi krejt të ri. Pavarësisht se për pjesën më të madhe të njerëzve kjo tingëllon në mënyrë ekzotike, e ashtuquajtura “shtëpi e mençur”, në të cilën çdo gjë mund të kontrollohet nga distanca, pak nga pak do të bëhet një ofertë në tregun e pasurive të paluajtshme. Çdo pajisje e shtëpisë do të mund të lidhet me internetin dhe të drejtohet nga telefoni juaj mobil. Kështu , pas një dite të gjatë pune, kur ktheheni në shtëpi, shtëpia juaj do të jetë mjaft e freskuar ose e ngrohur, dyshemeja do të jetë e pastruar, kurse produktet të cilat kanë mbaruar, do t’ju presin përpara shtëpisë, meqenëse frigoriferi juaj disponon me funksionalitetin për t'i porositur ato në vendin tuaj . Në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare futurologia Mariana Todorova prognozon se, një skenar i ngjashëm, mund të realizohet më shpejt nga e pritura:
“Mundet që kjo të rastis deri më 10 vjet, sepse teknologjia nuk është shumë e ndërlikuar, tanimë ekziston dhe nuk do të jetë e shtrenjtë. Po flasim për aplikimin e tij globalisht, sepse në nivelin e përparimit teknologjik, fenomenet zhvillohen në këtë mënyrë. Sado vonë që të vijnë në vendet, të cilat nuk janë dhe kaq të zhvilluara, vonimi nuk është dhe kaq i madh”.
Arkitektura dhe materialet nga të cilat janë të bëra banesat e së ardhmes po kështu do të ndryshojnë, është i bindur futurologia:
“Mbase këto shtëpi do të pajisen me më shumë panele fotovoltaike, të cilat do të kënaqin nevojat e korrentit , ose do të blejnë energji elektrike me çmime më të ulëta nga godina ose objekte të tjera, të cilat i prodhojnë. Fasadat do të bëhen mbi bazën e 3D dhe 4D printimit, që do të thotë se do të mund të ndryshojnë karakteristikat e veta. Gjatë verës do të jenë në një ngjyrë të çelët, që të mos mbledhin ngrohtësi, kurse gjatë dimrit në një ngjyrë të errët, që ta akumulojnë. Në këtë mënyrë prona drejtohet në mënyrë efektive dhe do të kursejë resurse të shumta.”
Pak nga pak ndryshojnë kërkesat, të cilat blerësit i kanë për banesat të cilat i marrin me qira ose i blejnë. Gjithnjë e më shpesh, tani për tani kryesisht në vendet aziatike, njerëzit kërkojnë banesa të vogla ose fare të vogla, në të cilat mobilet mund të transformohen, kurse mobilimi është tepër modest.
Një shembull për një shtëpi funksionuese mobile, e cila mund të transformohet dhe në një hapësirë për një përdorim publik është ky i projektuar nga arkitekti Dejvid Martin. Ajo qetësisht mblidhet në një kuti e cila mund të transportohet me kamion. Pas zhbllokimit dhe me ndihmën e një mekanizimi të ndërlikuar, për disa minuta shfaqet një shtëpi, e pajisur me mobile dhe dizajn sipas shijes së klientit.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Facebook /@mariana.todorova, tenfoldengineering.com
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare..