Turistët në bregdetin jugor të Detit të Zi janë rritur me 125% në krahasim me verën e kaluar, sipas të dhënave të Dhomës Turistike të Burgasit. Pushuesit janë kryesisht bullgarë, rumunë dhe ukrainas. Këto janë familje që mbërrijnë me transportin e tyre, gjë që përkeqëson problemin e parkimit në vendpushime. Këtë verë fluturimet charter u ulën me 62% në krahasim me vitin 2019 para pandemisë. Në vitin 2020 rënia e fluturimeve charter ishte 80%. Turistët mbërrijnë me aeroplanë nga Austria, Belgjika, Danimarka, Republika Çeke, Gjermania, Irlanda, Holanda dhe pjesërisht Polonia. Fluturimet nga Rusia u rifilluan në korrik, por rusët që vijnë zakonisht kanë pronësi të veta për pushime në Bullgari.
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..