Shumica e fshatrave të vogla në vendin tonë nuk mund të lavdërohen me shumë banorë dhe ndërtesa të bukura, ku banojnë fermerë të pasur. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për fshatin Rogaçevo të komunës së Ballçikut, afërsia e të cilit me qytetin dhe detin e ka bërë atë një vend tërheqës për shumë njerëz nga afër dhe larg.
Vitet e fundit, në Rogaçevo kanë blerë pronësi shumë njerëz, si nga qytetet e Bullgarisë, ashti dhe nga jashtë. Në verë, përveç pronarëve të pronësive të paluajtshme, këtu vijnë shumë turistë - nga Rumania fqinje, por edhe anglezë, irlandezë, rusë. Vendasit janë miqësorë me të gjithë "të sapoardhurit" dhe i pranojnë shpejt në komunitetin e tyre. Në fshat jetojnë 150 njerëz me adresë të përhershme, por verën numri i banorëve të fshatit rritet disa herë. Në Rogaçevo ka mbi 20 kombësi, tha Ilijana Dimitrova, kryetare e përkohshme e bashkisë së fshatit, para reporteres së BNR-Varna, Nina Millosheviç.
Diljana Ganevska është një grua e re nga Varna, e cila deri vonë ka punuar në kryeqytet, por vitin e kaluar ajo u transferua me familjen e saj në fshatin buzë detit. Ajo është e tërhequr nga ajri i pastër dhe qetësia, e favorshme për rritjen e fëmijëve.
"Ne vendosëm se pasi mund të punohet në shtëpi, është më mirë të jemi në natyrë dhe afër detit," tha ajo. - Përveç kësaj problemi lidhur me kopshtet e fëmijëve në Sofje, këtu nuk ekziston, nuk kishte problem për ta regjistruar fëmijën tonë në kopshtin e fshatit më të madh në rajon Obroçishte. Sigurisht, jeta në fshat i ka edhe të metat e saj - rruga për në qytet ka nevojë për riparime urgjente, transporti nuk është rregulluar. Ndërkohë, është bukur se përreth ka komplekse turistike, kurse në fshat - shtëpi për mysafirë. Ka shumë anglezë që kanë blerë shtëpi dhe jetojnë këtu gjatë gjithë vitit. ” Shumica e banorëve të sapoardhur në Rogaçevo, si Diljana Ganevska, kanë ardhur për t’u siguruar fëmijëve të tyre një fëmijëri të paharrueshme.
"Pandemia hapi sytë e njerëzve se në vendbanimet e vogla është më e qetë, më komode, më e pastër," thotë Diljana. "Shumë njerëz duan të blejnë një pronë dhe meqenëse nuk ka vende në bregdetin jugor të Detit të Zi, ata u riorientuan në veri."
Pavlina Bonar, e cila është gjithashtu një nga banorët e sapoardhur, flet për rritjen e interesit ndër bullgarët dhe të huajit ndaj fshatrave detare. Ajo ka jetuar në Zvicër 20 vjet, por pas daljes në pension të burrit të saj zviceran ajo u transferua në Rogaçevo pa hezitim.
"Është krejtësisht e ndryshme, ndihemi të lirë," tha Pavlina. - Shumë gjëra mund të bëhen këtu, dhe deti dhe pylli janë afër. Ne nuk largohemi më nga Rogaçevo, edhe pse dikur udhëtonim për në Zvicër. Në dimër pimë verë të kuqe dhe kemi një vatër, ku ngrohemi, ndërsa në verë punojmë në kopsht dhe shkojmë në plazh çdo ditë. Ndryshe nga jashtë, ku bie shi vazhdimisht, këtu çdo gjë që mbjellim në kopsht rritet dhe jep fryte. Fqinjët tanë janë një familje e madhe nga Irlanda, por ka edhe rusë, anglezë, francezë ”.
Përpiloi: Gergana Mançeva /mbi intervistat e Nina Millosheviçit, BNR-Varna/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..