"Strehë në shi" ose “Looking for Shelter”është një nga hitet më të mëdha të Vasill Petrovit. Teksti në anglisht është i Teri Kaliskit, ndërsa versioni bullgar është i Millço Spasovit. Këngëtari i njohur dhe i dashur i xhazit tregon se kjo këngë ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Kjo nuk është vetëm një nga hitet e tij të para, por do të jetë përgjithmonë ndër këngët më të mira të kompozuara nga Vasill Parmakov - një pianist, kompozitor dhe aranzhues i cili për fat të keq tashmë nuk është ndër të gjallët. Kënga është përfshirë gjithashtu si një këngë bonus në albumin e ri të Vasill Petrovit, por në një version akustik.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..