Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinj krijuan 10 filma për qytetin Varna, të cilët i përkushtohen 100 vjetorit të vendpushimit detar

Foto: arkiv

“Kthimi i qytetit Varna në një qytet special detar, do të jetë një kusht për jetesën e popullsisë. Qyteti do të jetë një krenari për Bullgarinë, emri i tij do të qëndrojë barazi me emrat e qyteteve Nica dhe Monte Karlo” - me këtë bindje, përpara rreth 100 vjetëve, kryetari i dikurshëm i bashkisë së qytetit Varna, Jordan Pekarev nxjerr një dekret për shpalljen e qytetit për një vendpushim detar të Bullgarisë.

Sot, një shekull më vonë, nxënës dhe studentë na rikujtojnë bukuritë e kryeqytetit detar të Bullgarisë në dhjetë filma argëtues-edukativ. Ata janë të krijuar në bazë të projektit “Qyteti, i puthur nga deti - Youth street”, kurse të rinjtë janë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të historive. Çdo një nga filmat është me një kohëzgjatje prej 30 minutave. Ata tregojnë historinë e teatrit vendas, arkitekturën e Varnës, ngjarjet e rëndësishme kulturore dhe mjeshtëritë e kulinarisë. Temat kalojnë përmes vendeve më të preferuara në qytetin detar dhe në rajon për një turizëm shpirtëror dhe pelegrinazh dhe arrijnë deri tek aksentët në mjedisin qytetar në qytetin e Varnës, të preferuara për selfie.

Gradualisht të gjithë filmat do të ngarkohen në YouTube, Youth street-Varna, si dhe në median informative të rinisë Youth Street-Varna.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..

botuar më 25-09-29 7.05.PD