Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Najden Todorov zëvendëson shënimet me nota me fjalë në “Fryma e engjëjve”

Foto: arkiv

Cila është e përbashkëta midis muzikës klasike, fantastikës dhe kohës së kaluar në fluturim? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep përmbledhja debutuese me tregime “Fryma e engjëjve” e drejtorit të Filarmonisë së Sofjes - dirigjenti Najden Todorov.

Kur njeriu i artit është i talentuar, për të nuk ka kufi dhe roli i tij i një shkrimtari e dëshmon këtë pohim. Për shkak të kohës së lirë të kufizuar, muzikanti i njohur i shkruan historitë e tij në qiell, derisa udhëton nga një pikë në tjetrën dhe tregon për botët e brendshme, për shqetësimet dhe ëndrrat e engjëjve dhe robotëve. Tregon për njerëz që mund të ndryshojnë ngjarjet ose të “banojnë” në trupat e të vdekurve, që të vazhdojnë veprat e tyre, kurse forca bazë lëvizëse në tregime është njerëzimi, thelbi i njeriut dhe dashuria ndaj tij. Motivi është kërkimi i përhershëm i asaj harmonie, e cila lind muzikën e bukur, tekstin e mirë dhe kuptimin e ekzistencës.

Përmbledhja “Fryma e engjëjve” do të prezantohet më 2 shtator në kuadrin e festivalit “Apollonia” në qytetin Sozopoll. Najden Todorov ka lindur në qytetin e Plovdivit gjatë vitit 1974. Arsimin e tij muzikor e merr në Vjenë, e cila me kalimin e kohës kthehet në shtëpinë e tij të dytë. Ka punuar dhe në Izrael, ka dirigjuar dhjetëra grupe nëpër të gjithë botën. Në Bullgari ka punuar me Filarmoninë e Plovdivit dhe me Operën e Ruses, kurse që nga viti 2017 është drejtues i filarmonisë së Sofjes. 

Përpiloi: Vesella Krësteva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luiza Vanbal nga Gjermania, e cila e do gjuhën bullgare

Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..

botuar më 25-10-30 7.05.PD

Ekspozita "Mesazhi Bullgar nga Basarabia" për Ditën e Bullgarëve të Basarabisë

Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..

botuar më 25-10-29 5.05.PD

Shpallen Fituesit e Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”

Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..

botuar më 25-10-28 9.40.MD