Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dështuan konsultimet midis BSP-së dhe Bullgarisë Demokratike për formimin e qeverisë së re

Liderja e BSP-së Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Grupi parlamentar i Bullgarisë Demokratike nuk u paraqit në takimin e planifikuar për sot me Partinë Socialiste Bullgare /BSP/ në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti me mandatin e tretë. Duke shpjeguar motivet, bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov tha për BNR se ky mandat është i dënuar.

Pas marrjes së mandatit, BSP donte të fillonte konsultimet për formimin e një kabineti me të ashtuquajturat “parti të ndryshimit”. Pas takimit me të parën prej tyre - "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" u bë e qartë se ajo nuk do t'i mbështesë socialistët. Për të nesërmen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" /ITN/. Po priten edhe bisedimet e BSP-së me organizatat e punëdhënësve në lidhje me prioritetet të cilat të merren parasysh në punën e qeverisë së ardhshme dhe në lidhje me azhurnimin e buxhetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD