Fillimi i kësaj historie për ambicien, identitetin dhe rrënjët tona, edhe kur nuk e kuptojmë këtë, filloi më shumë se 6 vjet më parë në Çikago, SHBA në redaksinë e sajtit publicistik bullgar eurochicago.com. Në rubrikën e tij për letërsi, të redaktuar nga gazetarja Mariana Hristova, botohen dhjetëra tregime të bullgarëve nga e gjithë bota, të cilat paraqesin gamën e madhe të imagjinatës bullgare dhe një vështrim në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Gradualisht, lindi ideja për t'i mbledhur këto tekste në një vend, si një tablo e pikturuar mirë.
Kështu, në vitin 2016, u shfaq "Velenxa shumëngjyrëshe” dhe pas kësaj "Kulla e Sahatit" (2017), "Lexuesi me porosi" (2018), "Vallëzimi mbi Tirolin" (2019) dhe "Të kthyerit" (2020). Vetëm pak ditë më parë në Sofje u prezantua zyrtarisht përmbledhja e gjashtë me tregime dhe poezi - "Nistinari".
“Nistinari” përmban 42 tregime të shkurtra dhe 48 vjersha nga 72 autorë bullgarë nga 15 vende dhe 6 kontinente. Libri paraqet fragmentin e radhës të letërsisë bashkëkohore bullgare, krijuar në vende të ndryshme të botës në 18 muajt e fundit. Ky koleksion, si ato të mëparshmet, përfshin vepra nga emra të njohur dhe autorë pothuajse të panjohur, shpjegon redaktorja e botimit Mariana Hristova.
“Gjuha bullgare është pjesë e identitetit tonë. Është pjesë e kthimit në rrënjët tona. Për më tepër, imagjinata njerëzore, siç e dimë, nuk njeh kufij. Ka histori që na zhytin në jetën jashtë vendit, të shkruara nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë emigrantë. Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi pasur autorë me origjinë turke, pomakë(myslimanët bullgarë), armenë të rritur në Bullgari, që flasin shkëlqyeshëm bullgarisht dhe kanë talentin për të shkruar. Profesionet e secilit janë shumë të ndryshme, po kështu edhe biografitë e tyre, por e gjithë kjo po krijon paletën e quajtur Bullgari ”- thotë Mariana Hristova.
Kjo nismë është një vepër vërtet e mirë, thotë gazetarja dhe shton se nuk ka qenë e lehtë për ta mbajtur të gjallë gjatë këtyre viteve. "Çdo vit ne ndeshemi me pyetjen - a do të ketë përsëri një libër apo jo" - thotë Hristova dhe sqaron se asnjë botim deri më tani nuk është mbështetur financiarisht nga një institucion shtetëror bullgar dhe kjo është arsyeja se pse tirazhi është i kufizuar. Megjithatë si koleksioni aktual, ashtu edhe librat e mëparshëm, tani janë pjesë e fondeve jo vetëm të Bibliotekës Kombëtare në Sofje, por edhe të Bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington, të bibliotekave publike në Çikago dhe të Bibliotekës në Universitetin e Taraklijës në Moldavi.
Sigurisht, tema aktuale e pandemisë dhe mënyrat tona të ndryshme të jetesës janë të pranishme në vëllimin e fundit. Kjo që po ndodh rreth nesh është paraqitur në një mënyrë mjaft ironike, madje mitologjike, thotë Mariana.
Pyetjes metaforike, të provokuar nga titulli i vëllimit - Çfarë është prushi mbi të cilin po ecim sot dhe a shpresojmë për shëndet? – Mariana i përgjigjet kategorikisht:
"Ajo që po na ndodh që nga fundi i vitit 2019, sipas mendimit tim, duhet të na provokojë që të përpiqemi të gjejmë rrugën tonë dhe të mos i dorëzohemi frikës. Ne duhet të mbështetemi në rrënjët tona kulturore, pavarësisht nga situata politike, ekonomike apo sociale në vendin tonë. Rrënjët tona kulturore janë diçka që ia vlen t'u tregohet dhe t'u tregohet atyre që janë të gatshëm ta dëgjojnë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: eurochicago.com
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..