Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë dënon veprimet e paligjshme të kundërshtarëve të vaksinimit

Dr. Stojço Kacarov
Foto: BGNES

Kundërshtarët e vaksinimit kundër Covid-19 sulmuan një qendër të lëvizshme vaksinimi në Varna më 19 shtator. Lidhur me këtë precedent të rrezikshëm, Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov tha se autoritetet nuk do të lejojnë që mjekët bullgarë të fyhen, ofendohen dhe poshtërohen, dhe i kërkoi prokurorisë të hetojë sulmin dhe ta çojë çështjen në gjykatë.

"Vaksinat janë mënyra më efektive për të shmangur simptomat e rënda dhe vdekjen nga koronavirusi. Vaksinimi në Bullgari është vullnetar dhe të gjithë vendosin nëse do të vaksinohen apo jo. Ne nuk po detyrojmë askë, por nuk do të lejojmë që grupe të organizuara kundër vaksinimit t’i pengojnë ata që dëshirojnë të imunizohen, " thuhet në një deklaratë të Ministrit


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova është për vizitë në Kinë

Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..

botuar më 25-10-13 3.31.MD

Nuk ka blerës të "Lukoil Neftohim Burgas"

Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..

botuar më 25-10-13 11.02.PD
Foto: Forcat Ushtarake - Detare Bullgare

U shpëtua një ekuipazh ukrainas nga një anije që u fundos në Detin e Zi

Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..

botuar më 25-10-13 10.26.PD