Të martën do të ketë vranësira të ndryshueshme, në shumë rajone retë do të shpërndahen. Do të bjerë shi i dobët vetëm në disa vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° në verilindje deri në 26° mbi jugperëndim. Në Sofje do të jetë deri në 20°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të kemi mot me vranësira. Në mëngjes në disa vende mund të bjerë shi. Gjatë ditës retë do të shpërndahen. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16° në Kepin Shablla deri në 20° në jug të vendpushimit “Sllënçev Brjag”. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22°, dhe lëvizja e detit deri në 3 ballë.
Mbi malet do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 15°, në 2000 metra deri në 7°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 15°, dhe në Bansko deri në 18°.
Të mërkurën do të jetë e ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°. Do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje të dobëta shiu. Në pjesët më të larta të Rilla dhe Pirin do të bjerë borë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..