Të martën do të ketë vranësira të ndryshueshme, në shumë rajone retë do të shpërndahen. Do të bjerë shi i dobët vetëm në disa vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° në verilindje deri në 26° mbi jugperëndim. Në Sofje do të jetë deri në 20°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të kemi mot me vranësira. Në mëngjes në disa vende mund të bjerë shi. Gjatë ditës retë do të shpërndahen. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16° në Kepin Shablla deri në 20° në jug të vendpushimit “Sllënçev Brjag”. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22°, dhe lëvizja e detit deri në 3 ballë.
Mbi malet do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 15°, në 2000 metra deri në 7°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 15°, dhe në Bansko deri në 18°.
Të mërkurën do të jetë e ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°. Do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje të dobëta shiu. Në pjesët më të larta të Rilla dhe Pirin do të bjerë borë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..