Të martën do të ketë vranësira të ndryshueshme, në shumë rajone retë do të shpërndahen. Do të bjerë shi i dobët vetëm në disa vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° në verilindje deri në 26° mbi jugperëndim. Në Sofje do të jetë deri në 20°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të kemi mot me vranësira. Në mëngjes në disa vende mund të bjerë shi. Gjatë ditës retë do të shpërndahen. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16° në Kepin Shablla deri në 20° në jug të vendpushimit “Sllënçev Brjag”. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22°, dhe lëvizja e detit deri në 3 ballë.
Mbi malet do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 15°, në 2000 metra deri në 7°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 15°, dhe në Bansko deri në 18°.
Të mërkurën do të jetë e ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°. Do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje të dobëta shiu. Në pjesët më të larta të Rilla dhe Pirin do të bjerë borë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..