Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.
Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë –..