Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7 janë eurodeputetë nga secili grup politik në Parlamentin Evropian, pjesa tjetër janë ekspertë. Socialistët përfaqësohen nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Të gjithë janë anëtarë të Grupit të Monitorimit të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Janë planifikuar takime me Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, Ministrat e Punëve të Brendshme - Bojko Rashkov, të Drejtësisë - Janaki Stoillov, të Kulturëa - Velislav Minekov, Zëvendëskryeministrin për Fondet e BE -së Atanas Pekanov, Kryeprokurorin Ivan Geshev, Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva dhe deputetë nga Legjislatura e fundit e Kuvendit Popullor. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lirisë së mediave.Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..